Neurokirurgët e njohur tashmë në Spitalin Amerikan
Spitali Amerikan
Spitali Amerikan vazhdon të bëjë diferencën mes spitaleve në vend, duke ofruar shërbime të specializuara në të gjitha departamentet, me stafin e kualifikuar, shërbimet, aparaturat më moderne për trajtimet dhe kirurgjitë; tashmë edhe me ekipin e mjekëvë të huaj të specializuar në Neurokirurgji.

Prof. Dr. Ethem Beşkonaklı, mjek neurokirurg dhe Drejtor i Departamentit të Neurokirurgjisë në Spitalin e Ankarasë, Turqi, me një eksperiencë prej mëse 30 vitesh e me një rekord suksesesh të arrira në fushën e neurokirurgjisë; tani e në vazhdim do të jetë pjesë e ekipit të Neurokirurgjisë në Spitalin Amerikan; si edhe Dr. Ibrahim Barış Saygılı, mjek neurokirurg largohet nga Medikan Hospital Ankara, për t’ju bashkuar ekipit të mjekëve neurokirurgë në Spitalin Amerikan.

Departamenti i Neurokirurgjisë në Spitalin Amerikan është i vetmi në vend me ekipin e mjekëve profesionistë dhe më të afirmuar, si dhe me aparaturat më moderne, që ofron shërbimet për trajtimin e të gjitha patologjive; nga ato më të thjeshta deri te ato më të komplikuara.

Sipas dy mjekëve, tashmë mes shumë patologjive të ndyshme, në departamentin e Neurokirurgjisë do të ofrohen edhe trajtimet e veçanta për sëmundjet e shtyllës kurrizore, tumoret në tru, çrregullimet cerebrovaskulare, frakturat e qafës, operacionet e mikrokirurgjisë me metodat më të fundit.

Gjithashtu, patologjitë që i përkasin:

- Patologjive degjenerative të kolonës vertebrale çervikale, dorsale dhe lumbosakrale (hernie diskale, artrozë dhe stenozë e kanalit vertebral)
- Patologjive tumorale të kolonës vertebrale, të palcës dhe të nervave spinale
- Patologjive dismetabolike (kolapse vertebrale osteoporike)

Departamenti i Neurokirurgjisë i ofron pacientit një rrugë diagnostikimi dhe terapeutike të plotë për Neurokirurgjinë spinale dhe të Sistemit Nervor Periferik. Të gjitha ndërhyrjet realizohen sipas teknikave kirurgjike më të azhornuara mini dhe mikro invazive, duke lejuar një hospitalizim të shkurtër dhe një pakësim të shfaqjeve të dhembjeve peri- dhe postoperatore. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2014, ora 17:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori