Nëse shikoni këto shenja tek fëmija juaj, janë pasoja të karantinës
Karantina ka ndikuar shumë mbi gjendjen psikologjike të fëmijëve; 65% e atyre nën 6 vjeç dhe 71% e atyre më të rritur kanë pasur sipas një studimi të fundit probleme të ndryshme të sjelljes dhe simptoma regresioni të gjumit, thotë TCH. Studimi u krye nga spitali pediatrik Gaslini në Xhenova gjatë periudhës së izolimit ndërmjet 24 Marsit dhe 3 Prillit.

Sipas tij, fëmijët më të vegjël nën 6 vjeç, në qindra raste kanë shfaqur nervozizëm, vështirësi në gjumë, zgjim nate, ankth, frikë e të qara pakontrollueshme.

Tek adoleshentët, është diktuar një ndjenjë gulcimi, probleme me gjumin, vështirësi për t’u zgjuar, nervozizëm I shoqëruar me ndryshim të humorit dhe përdorim jo i duhur i mediave sociale.

Zëvëndesministrja italiane e shëndetësisë, Sandra Zampa tha se duke qenë të detyruar të mbyllen në shtëpi, pa shokë, pa shkollë, pa gjyshër pa atë seri zakonesh që përbëjnë në fakt për ta një element sigurie, pasojat tek shumë fëmijë, kanë qenë të konsiderueshme. Ndërsa ekspertët këshillojnë të përcaktohet sa më shpejt një rutinë për të miturit, e cila të përfshijë lojrat dhe aktivitetet fizike.
Shtuar më 23/06/2020, ora 15:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori