Thellohet kriza te bardhezinjtë: Juve ktheu ndeshjen me Salernitanën në minutën e fundit, por VAR-i i mori fitoren (VIDEO)

Juventusi ka barazuar ndaj Salernitanas 2-2.

Në minutën e 18′  miqtë befasuan me Antonio Candrevan.

Goli i dytë për miqtë erdhi në kohën shtesë të pjesës së parë me penallti, ku Krzysztof Piatek shënoi për 2-0.

Me të filluar pjesë e dytë Juventusi u kthye në lojë me në gol të Bremer me kokë për 2-1.

Në kohën shtesë Juventusi fitoi penallti, ndërsa nga pika e bardhë gjuajti Bonucci, ku fillimisht gaboi, por nga topi i kthyer shënoi për 2-2.

Pas katër minutash Juventusi shënoi sërish, me Arek Milik që gjeti rrjetën për 3-2 me një goditje me kokë.

Gjyqtari shkoi ta shikojë golin, duke vendosur për anulimin e tij, ndërsa kjo krijoi rrëmujë të madhe, ku nuk munguan as katonët e kuq.

Milik, Max Allrgi dhe Juan Cuadrado u larguan me karton të kuq.

2-2

 

1-2

0-2

0-1


Shtuar 11.09.2022 22:42

Tags: