Përplasen dy makina në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohet një grua

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në superstradën Lezhë- Shkodër ku janë përplasur dy makina ku si pasojë ka mbetur e lënduar një grua.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të Gjadrit ndërsa e plagosura u dërgua për ndihmë mjekësore në urgjencën e spitalit rajonal të Lezhës.

Ajo aktualisht ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.

Policia, e cila mberriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave te këtij aksidenti.


Shtuar 7.11.2022 09:57