MasterChef në Greqi, shqiptari mes konkurrentëve: Më kanë ngacmuar shumë, më kanë sharë për origjinën time

Stefanos Hillas, si kryesues i skuadrës blu që fitoi në testin e ekipit MasterChef 2023, zgjodhi të “shpëtonte” Alexandros Antonelakis.

Kuzhinieri shqiptar mori këtë vendim, pavarësisht se Antonelakis e ngacmoi, siç tha ai, për një pjatë me spageti.

Konkurrenti me origjinë nga Shqipëria ka zbuluar bullizmin që ka përjetuar në adoleshencë dhe që ende e shqetëson.

“Këto gjëra më shqetësojnë dhe më ngacmojnë psikologjikisht… si fëmijë, në shkollë të mesme, në fillore, më kanë ngacmuar shumë në jetë… Dhe tani kam filluar të dridhem. Nuk është bukur… Më kanë bërë shumë ngacmime në jetë… Më shanin vazhdimisht për origjinen time. E kam jetuar në lëkurë”, vijoi Stefanos Hillas.

Së fundmi, lojtari që u rikthye në MasterChef theksoi se: “14 dhe 13 vjeç çfarë duhet të bëja? A duhet të shkoja dhe t’u thoja prindërve se më ngacnomin dhe më shanin për origjinën? Ata punonin nga mëngjesi në mbrëmje për të më ushqyer. Nuk mund ta bëja. I kam mbajtur të gjitha për vete.”/Albeu.com.

 


Shtuar 22.04.2023 09:53