Nëse doni që brokolit t’i merrni vitaminat, mësoni ta zieni siç duhet
Brokoli tani llogaritet si një ndër perimet më të shëndetshme, por vetëm nëse përgatitet në mënyrën e duhur.

Mënyra më e rëndomtë e pregatitjes - zierja - i shkatërron vitaminat e shëndetshme - si vitaminat C dhe B nga perimet tjera, ashtu edhe nga brokoli. Por, ka shumë më tepër në informatat që shkencëtarët kanë filluar t'i zbulojnë.

Duket që dëmtimi ushqyes nga zierja është më i madh sesa vetëm shkatërrimi i vitaminave. Kjo mënyrë e përgatitjes e ndalon trupin të absorbojë përbërje të quajtura glukosinolate, gjë që mund të luajë rol në uljen e rrezikur për kancer të mushkërive të bardha dhe të zorrës së trashë, sipas shumë hulumtimeve.

Në një hulumtim në vitin 2011, hulumtuesit kanë krahasuar nivelin e glukosinolateve tek njerëzit që kanë ngrënë brokoli dhe tek ata që kanë marrë shtesa nga ekstrakt i brokolit.

Kanë zbuluar që kjo perime përmban protein të rëndësishëm që i ndihmon trupit ti tretë glukosinolatet për absorbim, ndërsa shtesat nga ekstrakti nuk e kanë pasur këtë protein. Pjesëmarrësit të cilët kanë përdorur shtesa artificiale kanë pasur tetë herë më pak glukosinolate në gjak dhe në urinë, sesa ata që e kanë ngrënë brokolin e freskët.


Zierja e gjatë e kësaj perimeje ul nivelin e këtij enzimi. Ekziston mënyrë për zgjidhjen e problemit - ruani ujin e zierjes për ta përdoru më vonë. Shumë hulumtues rekomandojnë ruajtjen e ujit të brokolit për ta përdorur në supë ose sos.

Një brengë në lidhje me ujin është që mund të përmbajë pesticide, dhe shmangia e kësaj është e mundur nëse blini ushqim organik. "Science alert" rekomandojnë edhe pregaditjen e brokolit në avull. /albeu.com/
Shtuar më 09/12/2018, ora 20:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori