Rikthimi i Champions, Man.City – Real Madrid ka një datë

Situata e futbollit në të gjithë botën duket se është ende e paqartë për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Të pakta janë ato shtete që kanë lejuar rikthimin e ndeshjeve. Bundesliga gjermane fillon pikërisht ditën e sotme me ndeshjet të cilat u ndërprenë dy muaj më parë.

Ndërkohë nga arena europiane duket se nuk ka asnjë vendim zyrtar për rikthimin e Uefa Champions League. Manchester City dhe Real Madrid kanë propozuar ndeshjen e kthimit të vlefshëm për fazën 1/16 të zhvillohet në 7 gusht.

Përballja e parë në Santiago Bernabeu u mbyll me rezultatin 2-1 në favor të Citizens, një fitore kjo me pikë ekstra duke qenë se fituan në fushë kundërshtare.

Pavarësisht se rezultati flet për Manchester Cityn, asgjë nuk është e sigurt. Kjo periudhë e vështirë e shkaktuar nga koronavirusi ka ndikuar shumë në fizikun dhe psikologjinë e lojtarëve.

UEFA do të marrë një vendim zyrtar për rifillimin e Champions League gjatë një mbledhje më datë 27 maj.


Shtuar 16.05.2020 14:27