Në mes të tymit dhe karbonit, si po i rrezikohet jeta foshnjeve në Tiranë
Nëse do të marrim parasysh, studimin e fundit që është zhvilluar nga Nombeo, portali më i madh në botë për cilësinë e jetesës, vetëm në gusht të këtij viti, raporti e vendosi Tiranën në vend të tretë si një nga kryeqytetet më të ndotura në Europë shkruan Albeu.com.

Por nëse politikanët akoma nuk kanë vënë alarmin për këtë fenomen të rrezikshëm, studimet e reja i bien këmbanës edhe më shumë.

Një studim i zhvilluar nga WHO në rreth 8 milion bebe të sapoardhura në jetë ka treguar se fëmijët që jetojnë në vende me ajër të ndotur, rrezikojnë me 50% të vdesin pa i mbushur një vjeç.

Dioksidi i karbonit, sulfatet dhe smogu janë disa nga ndotësit kryesorë të ajrit, të cilat rrezikojnë imunitetin e të sapolindurve të cilët nuk marrin sasinë e nevojshme të oksigjenit dhe përfundojnë duke pasur probleme.

Prandaj nëse kishit menduar se Tirana është qytet ideal për të rritur fëmijën tuaj, duhet ta rimendoni. /albeu.com/
Shtuar më 27/09/2019, ora 11:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori