Ndryshohet historia: Ndërhyrje në ADN-në njerëzore për të luftuar sëmundjet
Për herë të parë në histori, është bërë e mundur që në ADN-në e njeriut të kryhet "kirurgji kimike", për të eleminuar sëmundjet.

Lajmi është bërë i ditur për rrjetin televiziv britanik “BBC” nga studiuesit kinez.

Ekipi i universitetin ‘Sun Yat-sen’ përdor një teknikë të quajtur redaktimi bazë për të korrigjuar nje gabim të vetëm nga tre miliardë "gjenet" e kodit tonë gjenetik.

Ata ndryshuan embrionet laboratorike për të hequr sëmundjen e talaseminë.

Ekipi thotë se kjo teknikë mund të trajtojë një ditë një sërë sëmundjesh të trashëguara.

Redaktimi bazë ndryshon 4 bazat e ADN-së, adeninën, citozinën, guaninën dhe timinën.

Ata njihen zakonisht nga letrat e tyre përkatëse, A, C, G dhe T.

Të gjitha udhëzimet për ndërtimin dhe drejtimin e trupit të njeriut janë koduar në kombinime të këtyre katër bazave. /albeu.com/
Shtuar më 26/12/2017, ora 22:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori