E FUNDIT/ Aksident vde*jeprurës në aksin Qafë Thanë-Librazhd

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së dielës në aksin rrugor Qafë Thanë-Librazhd.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet e ditur se rreth orës 14:35, në aksin rrugor Qafë Thanë-Librazhd, në vendin e quajtur “Guroja”, një autobus që drejtohej nga një 55-vjeçar është përplasur me një furgon që drejtohej nga një 60-vjeçar.

Për pasojë, ka humbur jetën shoferi i furgonit dhe kanë mbetur të lënduar katër pasagjerë që ndodheshin na autobus.

Fatmirësisht të lënduarit e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./albeu.com/


Shtuar 31.10.2021 15:35