Muzika të shëron
Në kongresin vjetor të Shoqërisë Evropiane të Kardiologjisë e mbajtur në Amsterdam, është paraqitur një provë që thotë se muzika të shëron.

Kjo vlen për personat e sëmurë nga zemra , të cilëve kur i ekspozohet një melodi e ëmbël dhe e kendshme mund të përmirësojë gjendjen e përgjithshme dhe të zgjerojë arteriet.

Kur ju thonë se muzika është terapi, jemi para një të vërtete shkencore. Eksperimenti është kryer mbi 74 pacientë me sëmundje të zemrës dhe tregoi se dëgjimi i melodisë së preferuar mund të ketë një përfitim të rëndësishëm në sëmundjet e zemrës.

Autori i studimit, Delijanin Marina Iliq, Instituti i Kardiologjisë, Universiteti i Nishit në Serbi, thekson se "rritja e funksioneve të endothelium (ind që vesh enët e gjakut), për të cilën ndihmon muzika është një element i cili e përmirëson shëndetin e enëve të gjakut. Ky prodhim I endorphins është i lidhur me një ndjenjë të kënaqësisë dhe mirëqenies si pasojë e një përvojë të këndshme emocionale, që e bën të lumtur pacientin duke përmirësuar pamjen klinike." /albu.com/

Shtuar më 03/09/2013, ora 15:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori