Muskujt, çelësi për të jetuar sa më gjatë
Njerëzit që kanë muskuj të fortë kanë më shumë gjasa të jetojnë më shumë sesa njerëzit më të dobët, sipas hulumtimeve të reja nga Universiteti i Miçiganit.

Studiuesit thonë se kurrë nuk është tepër vonë për të filluar stërvitjen për ndërtimin e muskujve dhe kanë zbuluar se është forca e muskujve, jo masa, që ndikon në jetëgjatësi. Nuk ka asgjë që mund të ndalojë plakjen, por muskujt e fortë mund të reduktojnë ndjeshëm efektet e moshës. Ne e dimë se dietat e mira kanë efekte mbrojtëse kundër sëmundjeve të zemrës, diabetit madje edhe kancerit. Të kombinuara me pak stërvitje mund t’ju ndihmojnë shumë.

Sipas dr. Duchoëny që kryeson studimin dhe ekipit të saj, pjesa më e rëndësishme e trupit të cilat duhet të jenë të forta janë duart. Nuk ka shumë programe stërvitore vetëm për duart, por duart janë çelësi për çdo funksion të jetesës së pavarur: banja dhe veshja, pastrimi, gatimi, madje edhe prekja e objekteve.

Sidoqoftë studimi doli në konksluzionet se njerëzit që kanë muskuj të dobët kanë 50 për qind më shumë gjasa të vdesin më herët sesa individët që stërviten dhe kanë muskuj të fortë. /albeu.com/

Shtuar më 28/08/2018, ora 11:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori