Mund të shkaktojnë reaksion e djegie të lëkurës, pse s'duhet të përdorni letra të lagura
Përtoni të lani fytyrën dhe zgjidhni thjesht të kaloni një letër të lagur mbi të? Nuk jeni të vetmat. Ndonjëherë pas një dite të lodhshme e pa pikë fuqie, ky është veprimi "përtac" që na shpëton të gjithave, por përdorimi rregullisht i letrave të lagura mund të dëmtojë seriozisht lëkurën tuaj dhe të shkaktojë disa probleme deri tek kanceri

1. E BËJNË LËKURËN MË TË THATË

Letrat e lagura përmbajnë alkool, i cili heq make up-in, por gjithashtu heq vajrat natyrale të lëkurës. Mungesa e lagështirës çon në lëkurë të thatë.


2. MUND TË SHKAKTOJNË REAKSIONE ALERGJIKE

Skuqja dhe pigmentimi janë të zakonshme, por gjithashtu mund të ketë reagime serioze. Në vitin 2019, një grua amerikane pësoi një reagim të ngjashëm dhe për shkak të letrave të lagura, ajo mbeti me shenja të djegura në gishta dhe në fytyrë.

3. MUND TË SHKAKTOJNË KANCER

Letrat e lagura përmbajnë kimikate që janë të dëmshme për lëkurën tuaj. Kimikatet si parabenët kanë qenë të lidhura me shkaktimin e kancerit të gjirit, pasi imitojnë vetitë e estrogjenit duke rritur kësisoj qelizat malinje.

4. NUK E PASTROJNË ASPAK LËKURËN

Sipas estetistes së famshme dhe ekspertet të lëkurës, Renée Rouleau, letrat e lagura kurrë nuk e pastrojnë me të vërtetë fytyrën tuaj. Ato thjesht njollosin papastërtinë, bakteret, vajin dhe përbërjen përreth saj./living/
Shtuar më 19/09/2020, ora 16:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori