Muaji i Ramazanit konsiderohet
muaji më i shenjtë i tërë vitit sipas traditës islame. Myslimanët anë e mbanë botës e festojnë Ramazanin, agjërojnë dhe lidhen më shumë se kurrë me njëri-tjetrin.
Por, çfarë duhet të hanë për iftar ata që agjerojnë? Çfarë rekomandojnë ekspertët?
Mos përzieni
fruta me shujtat tuaja: Agjërimin prisheni me
fruta ose konsumoni pasi ta keni përfunduar shujtën – pra mos i përzieni me shujta. Kur pemët kombinohen me minerale, yndyra dhe
proteina, ato mund ta pengojnë procesin e tretjes.
Mos e kombinoni djathin me frutat e thata (arra, bajame, fistekë, etj.) dhe ushqimet e detit me mishra tjerë: Trupi i njeriut është i programuar ta tretë vetëm një formë të koncentruar të proteinës në një kohë. Konsumimi i më shumë llojeve të proteinës mund të shkaktojë komplikime në sistemin tretës.
Shmangni kombinimin e ushqimeve agrume me ushqime të bazuara në qumësht: Acidi acidik që gjendet në qumësht mund të shkaktojë pakëndshmëri në stomak. Pasi ushqimet të fituara nga qumështi nuk shkojnë mirë me
proteina, ju duhet të
shmangni këtë, shkruan tg.
Hani me kujdes: Mos u nxitoni duke ngrënë. Nëse trupi pranon shumë ushqim brenda një kohe të shkurtë kohore pasi ka qëndruar tërë ditën pa ngrënë, ai mund të ketë probleme me tretje dhe probleme gastrike. Fillojeni iftarin me
fruta, jogurt, lëngje të ndryshme dhe pastaj fillojani shujtës kryesore. Kjo do t’i japë kohë stomakut ta përgatisë veten dhe të funksionojë siç duhet.
Shtuar më 23/04/2020,
ora 18:45