Mos pini duhan në të ftohtë! Ka pasoja katastrofike për trupin
Pirja e duhanit është e dëmshme për shëndetin, dhe këtë e dinë të gjithë, por nëse pihet në mot të ftohtë, cigarja mund të ketë pasoja edhe më katastrofike.

Kjo lidhet me fakti se i ftohti shton dëmin e cigares.

Shumë njerëz thonë se kur temperatuart janë të ulëta, e sidomos nën zero, nuk munden që të pinë cigare. Nisur nga këto kontatime, është shtruar pyetja se, pse duhani në mot të ftohtë mund të ketë pasoja shumë më të rënda sesa në gjendjen e zakonshme.

Sipas analizuesve të kësaj gjendje, shkak është moti i ftohtë. Ndikim në këtë gjendje ka edhe temperatura normale e lëkurës, e cila është 35 gradë celsius.

Konsumimi i duhanit në ambiente të ftohta ndikon tek enët e gjakut, duke bërë që temperatura e trupit të ulet në 27 gradë nëse qëndroni për shumë kohë.

Ngushtimi i enëve të gjakut të shkaktuara nga tymi i duhanit, bën që gjaku të ridrejtohet automatikisht në zemër dhe të rritë presionin e gjakut, çka e dëmton dukshëm shëndetin.
Shtuar më 24/01/2017, ora 11:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori