Mos i "shtrydhni" pikat e bardha rreth syve, eleminoini ato me këtë mënyrë të thjeshtë
Pikat e bardha të cilat mund të shfaqen në gjithë fytyrën formohen duke e mbyllur keratinën nën sipërfaqe të lëkurës dhe duke krijuar fshikëz të vogël

Gjithashtu, mund të jenë grumbullues të yndyrës dhe dhjamit, transmeton Telegrafi.

Milia quhen topthat e vegjël që dalin në fytyrë zakonisht rreth zonës së syve. Ato shfaqen në formën e cisteve dhe mund të qëndrojnë në lëkurë për muaj të tërë apo edhe vite.

Menjëherë duhet patjetër ta dini që nuk bën t’i shtrydhni. Ato janë grumbullime tepër thellë nën lëkurë dhe në vende të ndjeshme.

Megjithatë, nëse nuk dëshironi të shkoni te mjeku mund të provoni me këtë metodë:

Nevojiten:

– sheqer
– limon
– vaj ulliri

Përgatitja:

Përzieni dy lugë çaji sheqer me lëng prej gjysmë limoni.

Tretjes shtoni një lugë vaj ulliri.

Aplikimi:

Bëni masazh të lehtë lëkurës dhe lëreni të veprojë 15 deri në 20 minuta.

Pastaj shpëlajeni me ujë të ngrohtë.


Shtuar më 05/09/2019, ora 21:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori