Mos i përdorni farat e linit nëse po kuroheni më këto ilaçe
Nëse aktualisht po trajtoheni me një nga ilaçet e mëposhtme, nuk duhet t’i përdorni farat e lirit pa folur më parë me mjekun tuaj.

Holluesit e gjakut:

Acidet yndyrore omega-3 mund të rrisin rrezikun e gjakderdhjes, veçanërisht nëse po merrni edhe hollues gjaku, si për shembull aspirina. Në disa raste kombinimi i aspirinës me acidet yndyrore omega-3 mund të jetë ndihmëse, por nuk duhen marrë asnjëherë bashkë nëse nuk jepen nën mbikëqyrjen e mjekut.

Ilaçet për diabetin:

Farat e lirit mund të ulin nevelet e sheqerit në gjak. Nëse po merrni ilaçe për diabetin, përfshirë insulinën, duhet t'i përdorni farat e lirit (ALA) vetëm nën mbikëqyrjen e mjekut.

Terapia hormonale zëvendësuese (THZ) ose pilulat kundër shtatzënisë:

Farat e lirit mund të ndryshojnë nivelet hormonale dhe të ndryshojnë efektet e THZ-së apo kontraceptivëve oralë. Nëse po merrni këto, atëherë është mirë që të flisni me mjekun para se të përdorni farat e lirit./albeu.com/
Shtuar më 08/12/2016, ora 09:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori