Mos i masazhoni bebet me këtë produkt, mund t’u shkaktojë ekzemë
Hulumtuesit shkencor nga Universiteti i Mançesterit thonë se, edhe vajrat natyrale që përdoren për masazhimin e bebeve, mund të dëmtojnë barrierat mbrojtëse tek lëkura e brishtë e tyre.

Ata paralajmërojnë se shumë produkte për kujdesin e lëkurës së fëmijëve në dyqane kanë kaluar vetëm testet kozmetike dhe nuk ka asnjë provë klinike që vërteton se ata janë të sigurt.

1 në 3 fëmijë preken tani nga ekzema e fëmijërisë, krahasuar me 1 në 20 që ka qenë në vitet ’40. Kjo rritje sipas ekspertëve vjen nga dëshira e madhe e prindërve për të përdorur produkte të ndryshme tek fëmijët.

Vajrat zbërthehen në acide yndyrore që dëmtojnë strukturën e lëkurës, dhe lejojnë hyrjen e përbërësve të dëmshëm dhe largimin e tepërt të ujit. Kjo mund të çojë në tharje të lëkurës, çarje dhe probleme të tjera, siç është edhe ekzema.

“Për të shmangur dëmtimin e lëkurësbebeve, deri në një studim më të thelluar, këshillojmë të mos përdoren vaji i ullirit dhe ai i lulediellit si trajtim për lëkurën e thatë ose masazhimin e bebes”, bën thirrje dr. Alison Cooke./albeu.com/
Shtuar më 21/10/2016, ora 09:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori