Aksident në Devoll, “Benzi” merr përpara 30 dele, drejtuesi shoqërohet në komisariat

Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Vranisht, në Devoll.

Mjeti tip Benz ka shtypur bagëti të imëta, konkretisht 30 dele, në pronësi të një banori të Vranishtit.

Ngjarja ka ndodhur këtë mbrëmje, ndërkohë që zjarrfikësja ka bërë të mundur pastrimin e vendngjarjes.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.


Shtuar 4.11.2022 21:41