Mjeku jep alarmin: Kjo sëmundje e rrezikshme po përhapet si grip tek shqiptarët
Pëlqej
Mjeku i njohur Tritan Kalo ka dhënë alarmin për një sëmundje tjetër që po përhapet shpejt mes shqiptarëve kohët e fundit.

Ai e quan atë "sëmundja e pestë" krahas katër sëmundjeve të tjera të njohur që rastises rëndom siç janë fruthi, variçela, etj.

Mjeku e përshkruan në postim si një sëmundje që po qarkullon në vendin tonë dhe ka karakter tejet beninj.

Postimi i tij

RIKUJTESË: Ndërkohë me Fruthin, Varicelan, Sëmundjen dorë-këmbë-gojë (HFMD), është edhe Sëmundja e pestë (“Fifth disease”, “Exanthema infectiosum”, “Slapped cheek disease”) e shkaktuar nga Parvovirus B19, e cila po qarkullon krahas tre sëmundjeve të tjera në vendin tonë , një sëmundjeve ekzantematike virale kryesisht me karakter tejet beninj, në ecurinë e saj ….

Ekipi i kolegëve të ISHP-së, i cili merret me këto semundje, besoj se edhe ne këtë rast ndan të njejtin mendim me mua, sikunder edhe ka ndarë në rastet e tre sëmundjeve të mësipërme….

Arësyeja sepse po i postoj fotot e mëposhtëme është mëse e thjeshtë, kolegët mjekë në veçanti por edhe prindërit, DUHET të kenë njohuri për këtë dukuri të Shëndetit tone Publik si dhe qarkullimin e kësaj sëmundje në vendin tonë….

SËMUNDJA e PESTË mjaft lehtazi konfondohet si me Fruthin po ashtu edhe me Varicelën, të cilat kanë qenë jo pak të ndeshura në praktikën tonë klinike të këtyre muajve të fundit…Të mësuarit apo të rifreskuarit e njohurive mjeksore është një dukuri e përditëshme….."
Shtuar më 10/08/2018, ora 11:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori