“Unë nuk di ta dridh si ajo”, e ngatërrojnë me këngëtaren shqiptare, Alketa Vejsiu del me njoftim (VIDEO)

Është bërë thuajse një vit që Alketa Vejsiu ngatërrohet nga njerëzit me një këngëtare, e cila mban të njëjtin emër me të.

Megjithëse Alketa ka kënduar shpesh në ekran dhe ka treguar se që e vogël e ka pasur pasion muzikën, nuk ka lançuar asnjëherë asnjë projekt të sajin muzikor.

Në fakt, vajza me emrin Alketa e cila është një këngëtare e re, ka lançuar një vit më parë këngën “Kqyrni shoqe”, në bashkëpunim me Dj Gimi.

Pikërisht! Sa herë njerëzit postojnë në rrjete sociale këtë këngë, e ngatërrojnë Alketa Vejsiun me vajzën në fjalë. Në vend t’i bëjnë tag këngëtares, ata i bëjnë moderatores.

Kjo e fundit me humor tregon në një video në InstaStory çfarë i ndodh prej një viti.

“Po qeshim këtu me stafin sepse është një këngë e Dj Gimi që e këndon me një vajzë me emrin Alketa. Të gjithë njerëzit më tag-in prej një viti dhe mendojnë se unë këndoj këngë popullore. Kënga është shumë e bukur po unë nuk di ta dredh zërin kështu miq”- thotë ajo.

Ajo gjithashtu ka treguar në një tjetër postim cila është Alketa që ata kërkojnë.

Nuk jam unë ajo Alketa”, shkruan moderatorja, e cila më pas postoi edhe “Alketën e vërtetë.”