Mjekësia kineze ka gjetur ilaçin e leuçemisë?
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Sipas mjekësisë kineze, një bimë e rritur në këtë vend ka aftësinë të luftojë dhe të mposhtë leuçeminë.

Pacientëve të sëmurë rëndë u ishte dhënë "homoharringtonine", ilaç ky i përgatitur nga gjethet e trungut të bërshenit, deri sa u panë përmirësime të habitshme.

Të gjithë pacientët që kishin marrë pjesë në studim vuanin nga "acute myeloid leukemia", një lloj i kancerit agresiv i qelizave të bardha të gjakut.

20 nga 24 pacientët që trajtuar me ilaçin "homoharringtonine", plus një ilaç mjekësor që kishte forcuar efektin e tij, panë që të gjitha shenjat e kancerit ishin zhdukur.

Një grua 76 vjeçe ishte trajtuar për një vit, dhe ishte shëruar, përkundër faktit se ilaçi nga bima i ishte dhënë për vetëm pesë muaj, shkruan Shije.

Duke i përmbledhur rezultatet, një botues në revistën "Science Translational Medicine", ka thënë: '"Acute myeloid leukemia" është sëmundje e rrezikshme dhe nevojitet trajtim nën rrethanat më të mira.

Trajtimi ka treguar rezultate premtuese ku në studim ishin përfshirë pacientë të moshuar që kishin dështuar për t'u shëruar në trajtimet e mëhershme, që na japin shtytje për zhvillimin e mëtejshëm të ilaçit"./albeu.com/

Shtuar më 04/01/2017, ora 16:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Portali i njohur sportiv “Goal.com” ka publikuar karikaturën e ditës së sotme ku personazhet kryesore sigurisht do të ishin nga super ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Juventusit.

Në të është trinomi i frikshëm i Barcelonës MSN dhe dyshja e hekurt e mbrojtjes juventine, Bonucci-Chiellini.

Portali i njohur sportiv “Goal.com” ka publikuar karikaturën e ditës së sotme ku personazhet kryesore sigurisht do të ishin nga super ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Juventusit. Në të është trinomi i frikshëm i Barcelonës MSN dhe dyshja e hekurt e mbrojtjes juventine, Bonucci-Chiellini.