Mjaft me dietën, ja si të shtoni në peshë
Pëlqej
Nëqoftëse e vendosim në një peshore nëse njerëzit duan të shëndoshen apo dobësohen, alternativa e dytë do të triumfonte. Por ka edhe nga ata njerëz, të cilët për shkak të angazhimeve të ndryshme gjatë ditës, nuk arrijnë që të marrin sasinë e ushqimit të duhur.

Jo vetëm kaq, por organizmi i tyre është mësuar me këtë rregjim, aq sa ata nuk hanë më shumë se një vakt në ditë. Për të shtuar në peshë kërkon të realizoni disa këshilla bazë. Ndër to është që të konsumoni sa më shumë ushqimet tuaja të preferuara, të mos pini ujë para dhe gjatë ushqimit si dhe të bëni pak vrap para se të uleni në tavolinë.

Në këtë mënyrë, ju do të keni më tepër uri. Të gjithë ju që doni të shtoni në peshë duhet të ushqeheni shpesh dhe mund të nevojitet të shtoni ndonjë vakt, duke ngrenë në total 6 herë në ditë. Përpiquni që në çdo vakt të përfshini ushqime me përmbajtje proteinash dhe yndyrë si bukë të zezë, salcë ullinjsh dhe djathë.

Duke shtuar sasinë ditore me 500 kalori në ditë, mund të arrini një shtim të peshës prej 0.5 kg në javë. Për ta bërë ushqimin më tërheqës, shtoni erëzat e preferencës suaj dhe kripë sipas dëshirës. Sallatat konsumojini në fund të vaktit dhe jo në fillim, të përdoret sa të mundeni vaj ulliri ekstra të virgjër nëpër sallata dhe ushqime. Përposa saj, duhet të konsumoni pas çdo vakti një ëmbëlsirë si psh mjaltë, reçel frutash, çokollatë. Zëvendësoni ujin me lëngjet e freskëta dhe qumësht. Shtimi i ushqimit duhet të bëhet gradualisht dhe jo që ditën e parë. /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2014, ora 13:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori