Mishrat e dhëmbëve janë më të rrezikshme se sa mendoni
Ne kryejmë të njëjtin ritual çdo mëngjes dhe mbrëmje. Gjithmonë i lajmë dhëmbët me kujdes, por ekziston një pjesë e rëndësishme që shpesh neglizhohet. Ata janë mishrat e dhëmbëve.

Nëse e lini të paprekur këtë pjesë të gojës tuaj, mund të jetë më e rrezikshme se sa mendoni.

Rreth 30 deri 45 përqind e popullsisë në botë vuan nga presioni i lartë i gjakut, që është shkaku kryesor i sëmundjeve kardiovaskulare. Inflamacioni në mishrat e dhëmbëve është gjithashtu një problem i madh. Rreth 50 përqind e popullsisë së botës preket nga kujdesi i dobët i furçës, dhe studiuesit kanë dyshuar prej kohësh se mund të ketë një lidhje midis presionit të lartë të gjakut dhe sëmundjes së mishravedhëmbëve.

Studiuesit britanikë në Institutin dentar ‘Eastman’ hulumtuan nivelet e presionitgjakut në disa prova. Rezultatet zbuluan se presioni mesatar i gjakut ishte 4.5 mmHg më i lartë në pacientët me sëmundje të dhëmbëve sesa te njerëzit pa sëmundje të mishravedhëmbëve.

Sidoqoftë, nuk është vërtetuar përfundimisht që sëmundja e mishravedhëmbëve shkakton rritje të presionitgjakut.

Studiuesit ende nuk kanë një përgjigje të saktë për shkaqet dhe arsyet e rritjes së presionitgjakut.
Shtuar më 27/12/2019, ora 17:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori