Miopia, rreziku vjen nga qëndrimi në shtëpi
Orët e kaluara jashtë shtëpisë jo vetëm që ndikojnë në mbajtjen e linjave trupore por tashmë rezulton se ulin dukshëm mundësinë për t’u sëmurur nga miopia apo thënë ndryshe nga aftësia për të parë larg.

Përfundimi vjen nga studimi i dy kërkuesve në Universitetin e Cambrige. Sipas këtyre studiuesve është konstatuar se “faji” për sëmundjen e miopisë nuk është as i librave, as i televizorëve apo qëndrimit para kompjuterit, por sepse ne nuk kalojmë shumë kohë jashtë mureve të shtëpisë. Arsyet që na çojnë të mendojmë se ambientet e hapura ndihmojnë në parandalimin e sëmundjes janë dy.

Nga njëra anë drita natyrale që është shumë herë më e shndritshme se llambat, mbron formën e bulbit të syrit, duke stimuluar prodhimin në retinë të dopaminës, një nervo-transportues që kryen funksionin e ndalimit të rritjes së bulbit.

Arsyeja tjetër qëndron në faktin se kur një person ndodhet në ambient të hapur, syri në mënyrë natyrale fokuson objekte që ndodhen më në largësi. Sipas studimit konfirmohet se për fëmijët dhe adoleshentët, çdo orë më tepër që kalohet në ambiente të hapura, pakëson me 2% mundësinë për t’u sëmurur nga miopia. Edhe në vendin tonë rreziku për t’u prekur nga kjo sëmundje tek të rinjtë dhe adoleshentët është i madh. /albeu.com/
Shtuar më 05/11/2011, ora 09:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori