Rusia qetëson botën: Nuk do të lejojmë që të shpërthejë Lufta e III Botërore

Rusia nuk do të lejojë që të shpërthejë Lufta e Tretë Botërore.

Këtë deklaratë e ka bërë nënkryetari i Sigurimit rus, Dmitry Medvedev.

Megjithëse kanë kaluar më shumë se 2 muaj nga fillimi i pushtimit, deri më tani rusët, nuk kanë plotësuar objektivat ushtarake. Fillimisht ata kishin si qëllim të pushtonin tre prej qyteteve kryesore të vendit, por hasën vështirësi në Kharkiv dhe Kiev.

Pas disfatave atje, Putini urdhëroi që ushtria të përqendrohet në Lindje, ku dhe sipas tij ishin shkaktuar mizoritë ukrainase ndaj pakicave ruse. Tashmë, Rusia po vijon me sulme të një pas njëshme në Rajonin e Donbasit, ndërsa është shumë pranë marrjes së kontrollit të Mariupol, që e mbajnë të rrethuar që prej fillimit të luftës.