Metodat e gabuara të gjyshërve që vendosin në rrezik shëndetin e fëmijës
Gjyshërit thonë së fëmijët e fëmijëve janë mjalti i mjaltit. Edhe pse i duan jashtëzakonisht shumë niprit e mbesat, metodat e vjetra që përdorin në ushqimin apo edukimin e tyre mund të jenë jo fort të mira për të vegjlit.

Studime të shumta kanë dalë në përfundimin se këshilla e metoda të vjetra mund të rrezikojnë fëmijët.
Sipas një pyetësori nga Northëell Health drejtuar gjyshërve, rezultoi se thuajse të gjithë gabonin me sjelljet e tyre në situata të ndryshme. Ndonëse metodat e mëposhtme njihen dhe përdoren gjerësisht jo vetëm nga gjyshërit por edhe prindërit, ka ardhur koha të mësoni rrezikun që fshihet pas tyre.

Fashimi i një plage të papastruar apo ngjitja e leukoplastit, mund të mbyllë bakteret e dëmshme në plagë duke shkaktuar inflamacion.

Banjot e ftohta për të ulur temperaturën e lartë mund të rrisin rrezikun për hipotermi. Kjo mund të duket logjike, por është e rrezikshme që të lani një fëmijë në ujë të ftohtë, sepse mund ta ulni shumë temperaturën e trupit.

Foshnjet duhet të flenë në shpinë. Shtrirja në anë ose me stomak rrit rrezikun e vdekshmërisë foshnjore sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë.

Për të ndaluar fëmijës së thithuri gishtin, gjyshërit i lyejnë gishtin fëmijës me gjithëfarë gjërash, kur në fakt është vetë fëmija ai që duhet të vendosë kur duhet ta lërë gishtin.
Shtuar më 14/05/2019, ora 15:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori