Metoda popullore për të larguar gripin
Pëlqej
Është periudha më e “keqe” e vitit për sa i përket sëmundjeve nga moti i ftohtë apo ndryshimi i pa shpjegueshëm i temperaturave.

Mirë është që të kujdesemi për veten shumë më përpara se gripi të na zë, por në rast se nuk keni mundur dhe nuk preferoni ilaçet këtu janë disa mënyra popullore për të shpëtuar prej tij.

Këto janë disa mënyra për të shpëtuar nga gripi me metoda popullore:

Uji dhe lëngjet tjera
Konsumimi i lëngjeve mund t’ju ndihmojë të përmirësoheni. Uji, lëngjet e frutave, lëngu i mishit apo pulës, ujë i vakët me mjaltë dhe limon parandalon dehidratimin dhe zhbllokon hundët.

Supë me lëng pule
Më parë prindërit u jepnin fëmijëve të sëmurë supë me lëng pule. Tani shkencëtarët kanë zbuluar supën e pulës dhe theksuan se kjo supë lehtëson në dy mënyra shenjat e gripit dhe ftohjes. E para duke penguar lëvizjen e neutrofileve supa pasqyron efekt anti inflamator. E dyta përshpejton rrjedhjen e hundëve dhe ndihmon në zhbllokimin e tyre. Kufizon numrin e viruseve të cilat vendosen në pjesën e brendshme të hundës.

Ujë me kripë
Merrni një gotë me ujë të ngrohtë dhe hidhini gjysmë luge çaji kripë, bëni gargara me këtë përbërje dhe fyti do t’ju përmirësohet.

Lagështira
Viruset e gripit shtohen më shumë në kushte të thata. Ajri i thatë than shtresën e mukozës dhe bllokon hundën, acaron fytin. Nëse aparatet e përdorura në shtëpi për të njomur ajrin nuk pastrohen rregullisht mund të përhapin myk dhe baktere. Ndryshoni ujin brenda aparatit çdo ditë dhe pastrojeni atë në bazë të direktivave të firmës.
Shtuar më 20/01/2019, ora 11:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori