Mësoni si të matni temperaturën siç duhet
Temperatura normale e trupit është temperatura deri në 37 gradë C. E matur nën sqetull, ose 37,5 gradë C e matur në mënyrë rektale (anale).

Temperatura mund të matet edhe nga goja, duke e vendosur termometrin në gojë. Por gjithësesi, matja anale dhe orale e temperaturës nuk rekomandohet, pasi fëmija mund ta thyej termometrin në këtë mënyrë.

Temperatura e matur me vlerë më të lartë se vlerat e lartpërmendura, konsiderohet rritje e temperaturës së trupit! Edhe tek fëmijët e shëndetshëm, gjatë ditës mund të shfaqen variacione të lehta mbi dhe nën këtë vlerë.

Temperatura është më e ulët në orët e para të mëngjesit, ndërsa më e lartë në orët e vona të mbasdites, pas ngrënies së vakteve dhe pas aktiviteteve fizike (kur fëmija është aktiv, hidhet, vrapon, etj). prandaj temperatura e trupit duhet të matet pas përfundimit të aktivitetit të fëmijës, atëherë kur ai është i qetë.

Zakonisht, temperatura matet me termometër me zhivë, nën sqetull. Sqetulla duhet të jetë e thatë, ndërsa termometri nuk duhet të prekë rrobat, dhe duhet ta mbani nën sqetull për rreth 5 minuta. Përveç termometrave me zhivë, përdoren edhe ato elektronik, dixhital, të cilët janë po aq të sigurt dhe efektivë për fëmijët, por sigurisht kërkojnë përvojë në matje, prandaj shpesh marrim rezultate apo vlera të gabuara të temperaturës.
Shtuar më 13/07/2020, ora 20:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori