Mësojeni njëherë e mirë, çfarë e shkakton aritminë
Pëlqej
Zemra është e ndarë në 4 dhoma, dy dhomat e sipërme (atriumi) dhe dy dhomat e poshtme (barkushet). Ritmi i zemrës normalisht kontrollohet nga një stimulues kardiak normal i vendosur në atriumin e djathtë që quhet nyja sinoatriale.

Nyja sinoatriale prodhon impulse elektrike që nisin normalisht çdo rrahje zemre. Nga nyjet sinoatriale, impulset elektrike kalojnë nëpër atrium, ku shkaktojnë tkurrje të muskujve të atriumit dhe rrjedhje të gjakut në barkushe.

Impulset elektrike më pas arrijnë në grupin e qelizave të quajtura nyje atrioventikulare, zakonisht është rruga e vetme që sinjalet të kalojnë nga atriumi në barkushe. Nyjet atrioventikulare ngadalësojnë sinjalet elektrike para se të arrijnë në barkushe.

Kjo vonesë lejon barkushet të mbushen me gjak. Kur arrijnë impulset elektrike tek muskujt e barkushes, tkurren, për t’u tejçuar gjaku më pas në mushkri dhe pjesë të tjera të trupit. Një zemër e shëndetshme ka zakonisht 60-100 rrahje në minutë. Ndërsa aritmia ndodh kur impulsi nuk lind në mënyrë korrekte tek nyja sinoatriale, por lind në një vatër tjetër, jashtë vatrës normale. Atëherë kemi formimin e aritmive atriale, pra që e marrin zanafillën tek atriumi.

Zemra, përveç muskulit të zemrës, përbëhet nga disa fije shumë të specializuara të cilat prodhojnë impulsin elektrik dhe e tejçojnë atë. Impulsi i gjeneruar nga nyja sinoatriale (një grup qelizash nervore që janë përgjegjëse për prodhimin e potencialit elektrik në zemër) përhapet në të dy atriumet si valë depolarizimi (vala P).

Stimuli përçohet pastaj tek nyja atrio-ventrikulare ku ndalet për 1/10 e sekondës (intervali P-Q). Më pas impulsi kalon në dy degëzimet e tufës së Hisit, të majtën dhe të djathtën duke shkaktuar depolarizimin e barkusheve.

Shumë faktorë mund të shkaktojnë ose çojnë në aritmi, përfshirë:
• Sulm i menjëhershëm në zemër
• Dëmtime të indeve të zemrës nga një sulm i mëparshëm në zemër
• Ndryshime në strukturën e zemrës, si nga kardiomiopatia
Bllokimi i arterieve në zemër (sëmundja e arterieve koronare)
• Tensioni i lartë i gjakut
• Hipertiroidizmi (gjëndër tepër aktive e tiroides)
• Hipotiroidizmi (gjëndër jo mjaftueshëm aktive e tiroides)
• Duhanpirja
• Abuzimi me alkoolin ose kafeinën
• Abuzimi me drogën
• Stresi
• Ilaçe dhe suplemente të caktuara, përfshirë ilaçet kundër ftohjes dhe alergjive, si dhe suplementet me lëndë ushqyese
• Diabeti
• Apnea e gjumit Gjenetik/Burimi ''shëndeti.com"
Shtuar më 16/06/2018, ora 22:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori