Meshkujt që qethen zero më liderë se ata me flokë
Meshkujt që qethen zero shihen si më të fuqishëm dhe më lider se ata me flokë. Ky është përfundimi i një eksperimenti të kryer nga lektori i Universitetit të Pensilvanisë Albert Mannes.


Ai ka kryer një eksperiment për të parë se si perceptohen meshkujt me kokë të rruar nga të tjerët. 60 vullnetarëve iu treguan foto të burrave me kokë të rruar dhe me flokë e më pas iu kërkua të jepnin një vlerësim për to. Rezultatet treguan se ata pa flokë linin përshtypje si më të fortë.


“Të gjithë atyre që po u bien flokët u them që të rruajnë kokën dhe të përfundojnë vetë atë që ka nisur Nëna Natyrë”, këshillon Mannes perosnat të cilëve tashmë kanë filluar tu bien flokët. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2012, ora 16:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori