Meshkujt mbajnë shumë më pak dietë se femrat
Një sondazh aktual i sponsorizuar nga “Apotheken Umschau” dhe i realizuar nga GfK Marktfprschung Nürnberg, Gjermani, ka ardhur në përfundimin se meshkujt fillojnë një dietë për dobësim dukshëm më rrallë se që këtë e bëjnë femrat.
Vetëm çdo i dhjeti mashkull, sipas këtij sondazhi, ka mbajtur je dietë gjatë pesë viteve të fundit.

Në sondazh kanë marrë pjesë 1976 persona të moshave nga 14 vjeç e më lartë, prej të cilëve 403 persona të cilët në periudhën e pesë viteve të fundit kanë bërë së paku një përpjekje për dobësim ose një dietë. Dhe, nga intervistat e bëra doli se femrat përbëjnë një shumicë të madhe në mesin e atyre që kanë bërë përpjekje për dobësim. Gjegjësisht, ishin 287 femra dhe vetëm 116 meshkuj që kishin mbrapa vetes një ose më shumë dieta.

Studimi i bërë nuk jep ndonjë përgjigje për arsyen e epërsisë së femrave sa u përket përpjekjeve për dobësim. Një ndër supozimet, është ai se meshkujt i kushtojnë më pak rëndësi shëndetit dhe trupit të tyre.

Fakti se femrat mbajnë më shpesh dietë se meshkujt nuk befason shumë. Duket se njësoj ka qenë edhe para me shumë se 50 viteve, edhe pse shënimet statistikore për këtë janë te pakta, shkruan Albinfo.

Në vitet pesëdhjetë të shekullit të kaluar, fjala vjen, kishte fare pak meshkuj me mbipeshë që sillnin ndërmend dietën. Madje, atëbotë, mbipesha te meshkujt konsiderohej si pasqyrë e mirëqenies së tyre.

Sidoqoftë, sondazhi i “Apotheken Umschau” tregon se tri nga 10 femra kanë mbajtur një dietë gjatë pesë viteve të fundit, ndërkohe që te meshkujt ky përpjesëtim është 12 për qind (1.2 në 10). Studimi tregon po ashtu se femrat ndërrojnë më shpesh dietat, ndërkohë që meshkujt (ata që fare mbajnë dietë) nuk parapëlqejnë ndërrimin e tyre. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2013, ora 12:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori