Hije trukimi nga futbolli holandez, mbrojtësi i Ajax merr topin me dorë brenda zonës në mes të aksionit (VIDEO)

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Holandë, ku në sfidën midis Roda-Jong Ajaks, e vlefshme për Eerste Divisie, mbrojtësi i miqve kapi topin me dorë në mes të ndeshjes, duke shkaktuar një penallti të pakuptimtë.

Në minutën e 67’, portieri Kremers i pasoi topin mbrojtësit Piere dhe ky i fundit e mori me dorë për ta rregulluar në zonën e tij për të nisur lojën më pas.

Për këtë arsye gjyqtari akordoi menjëherë një penallti, e cila u shndërrua në gol nga Vente. Ky gol rezultoi dhe i vetmi në të gjithë takimin, duke i dhënë tre pikët Rodës.

Për këtë arsye, videoja e rastit u shpërnda menjëherë në rrjet, e cila dyshohet dhe si trukim.