Mënyrat më të mira për t’i larguar dhimbjet e djegies nga dielli
Kur dilni jashtë, është e domosdoshme të vendosni krem kundër diellit, ta aplikoni atë herë pas here (thuajse çdo dy orë) dhe ta përdorni llojin e duhur të kremit.

Por është shumë e lehtë të harroni ta mbroni veten, e veçanërisht kur fillojnë muajt e nxehtë të verës dhe dilni nga shtëpitë e errëta, shkollat dhe zyrat dhe drejtoheni në plazhin me diell.

Si rezultat i kësaj, miliona njerëz çdo vit “puthen” nga rrezet ultravjollcë dëmtuese të diellit dhe pësojnë djegie.

Djegiet nga rrezet e diellit krijojnë dhimbje të madhe dhe mund të zgjasin më shumë se një javë, prandaj njerëzit janë të prirë të provojnë thuajse çdo gjë për t’i larguar këto dhimbje.

“Nëse jeni djegur nga dielli, çfarë do të bëni? … Cila është gjëja më e mirë që duhet bërë? Gjëja e parë që duhet ta bëni është të largoheni nga rrezet e diellit për sa më shumë që mundeni gjatë javës së ardhshme. Kjo për shkak se trupi përpiqet ta shërojë vetveten, ndërsa ekspozimet ekstra në rrezet ultravjollcë vetëm sa i dëmtojnë qelizat tuaja dhe i vrasin ato, duke e zgjatur dëmin dhe dhimbjen. Mos harroni se djegia e lëkurës e rrit edhe kancerin e lëkurës.

Gjëja e dytë që mund të bëni është të vendosni lecka pastrimi në frigorifer, të zhytura në qumësht, dhe t’i aplikoni në zonat ku ju ka djegur dielli. Kjo ka efekt ‘ftohës’ dhe e largon nxehtin e shkaktuar nga djegia e diellit”, ka treguar ajo.

Ekstraktet nga aloe vera ndihmojnë në zbutjen e dhimbjes. /albeu.com/
Shtuar më 03/07/2017, ora 16:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori