Nesër mund të jetë “dita e Mbappe” për të zbuluar të ardhmen

Nesër, e diel, mund të jetë dita që Mbappe të shpallë të ardhmen e tij. Sulmuesi merr pjesë në gala UNFP (Sindikata Kombëtare e Futbollistëve Profesionistë).

PSG-ja i dha leje të ishte në atë event për t’iu bashkuar më pas pjesës tjetër të skuadrës që ndodhet në Doha në një akt promovues në Katar.

Mbappe nuk dëshiron ta humbasë atë gala dhe shumë në Francë e shohin këtë fakt, së bashku me faktin që PSG nuk është këtu, si një shenjë se lojtari mund të shpallë vendimin e tij për të ardhmen, shkruan albeu.com marrë nga Mundo Deportivo.

Në fakt, në vitin 2019, në të njëjtën gala, Mbappe tashmë tha se e ardhmja e tij mund të ishte larg PSG-së. “Mendoj se është koha për të marrë më shumë përgjegjësi. Ndoshta në Paris do të jem i lumtur, por ndoshta edhe diku tjetër me një projekt të ri.

Tani duhet të presim dhe të shohim se çfarë do të bëjë Mbappe nesër kur me siguri do t’i jepet çmimi për lojtarin më të mirë francez të sezonit. Lojtari mund t’i japë fund të gjitha thashethemeve për të ardhmen e tij, që përfshin rinovimin me PSG-në ose shkuarjen në Real Madrid. /albeu.com/


Shtuar 14.05.2022 14:01