Mënyrat e duhura për të qëndruar larg pjasterit
Pjastri është kthyer në një element që është i pandashëm sidomos për vajzat të cilat janë të fiksuara pas flokëve të drejta. Problemi më i madh i flokëve është sidomos gjatë stinës së dimrit pasi i ftohti i bën më të dendura dhe lagështia është një shqetësim tjetër gjatë kësaj stine.

Për të qëndruar sa më larg pjasterit ka disa mënyra kyesore si;

Vaj i ngrohtë (jo i nxehtë). Vaj kokosi dhe vaj ulliri, të përzier bashkë. Aplikoje përzierjen në flokë të thatë, mbështille me një peshqir të ngrohtë dhe laje pas 45 minutash. Në vend të vajit të ullirit, mund të përdorësh edhe vaj bajamesh.

Mjaltë dhe qumësht. Mund të përdorësh vetëm qumësht, por edhe kombinimin e mjaltit me qumësht. Në një shishe të vogël hidh qumështin, spërkat flokët, mbaji rreth 30 minuta që të ulin volumin dhe pastaj shpëlaji.

Vaj ulliri dhe vezë është një ushqyes i natyrshëm, të cilin flokët e kanë mjaft të nevojshëm. Është shumë dobiprurës si në ushqimin e flokëve, po ashtu në përmirësimin e skalit, shkruan revistaclass. Trajtimi i flokëve me vaj ulliri dhe vezë ndihmon shumë në drejtimin dhe shkëlqimin e flokëve.

Uthull molle. Përzieni një lugë gjelle uthull molle me një gotë ujë, hidhi në një shishe, vendose në flokë të lagur dhe masazhoji ato me mollëzat e gishtave. Lëre masën të veprojë për disa minuta e pastaj shpëlaji flokët.

Limon dhe kokos. Një tjetër recetë për flokë të butë dhe të drejtë është ajo e limonit, përzier me kokos. Kokosin e imët përzieje me ujë, derisa të hiqet masa e qumështit. Pastaj shto pak lëng limoni dhe fute masën e përzier në frigorifer për ta ftohur.

Aplikoje masën duke e masazhuar lehtë skalpin, mbuloje kokën me peshqir të ngrohtë dhe pas një ore, shpëlaje.
Këto janë disa mënyra natyrale të cilat ndihmojnë për të pasur një flok sa më të shëndetshëm. /albeu.com/
Shtuar më 28/01/2015, ora 12:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori