Mënyrat e duhura për ta mbajtur gojën e pastër
Pëlqej
Mund të mendoni se kur e pastroni gojën e bëni më të mirën, por për të pasur një gojë të pastër duhet të bëni më shumë. Nuk mjafton vetëm përdorimi i brushës dy herë në ditë për të shmangur papastërtitë.

Gjatë gjithë jetës, ju shpenzoni 38.5 ditë të jetës duke pastruar dhëmbët, kurse goja juaj prodhon pështym gjithë jetës rreth 20 mijë litra – mjaftueshëm sa për të mbushur dy pishina.

Përtypja e çamçakëzëve pa sheqer mes vakteve të bukës rrisin sasinë e pështymës, çka ndihmon në neutralizimin e acideve të cilat dëmtojnë zmaltin, shkruan Mirror.Është doktori Mark Hughes që ka dhënë disa këshilla të mirëmbajtjes së higjienës së gojës.

Ai ka thënë se duhet pasur kujdes në zgjedhjen e brushës. Ajo duhet të mos jetë e fortë. Më pas vjen pastrimi i gjuhës që sipas tij pak i kushtohet kujdes.Por gjuha, ka treguar Hughes përmban 700 loje bakteresh dhe ajo ka thënë se është si një shpuzë që duhet t’i kushtohet kujdes për ta pastruar.

“30 sekonda duhet ndarë për gjuhën kur t’i pastroni dhëmbët”.Ai sugjeron se është mirë që goja të pastrohet para se të hahet mëngjes që të largohen acidet ashtu sikur para se të shkohet në gjumë.Sa për zbardhjen ai ka thënë se dhëmbët duhet pastruar dy herë në ditë me brushë si dhe të përdoren penjtë dental.
Shtuar më 16/05/2018, ora 14:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori