Nxënëset dhunuan bashkëmoshataren e tyre në Tiranë, reagon shkolla “Kongresi i Manastirit”: Sherri nuk ndodhi në ambientet e shkollës

Pas videos virale, ku një grup nxënësesh të shkollës “Kongresi i Manastorit” në Tiranë dhunojnë bashkëmoshataren e tyre, vjen reagimi i drejtuesve të shkollës 9-vjeçare.

Nëpërmjet një postimi në Fcebook, drejtuesit e shkollës theksojnë se nuk ishin në dijeni të ngjarjes, teksa sqarojnë se sherri mes nxënësve ka ndidbur më datë 15 shkurt në vendin e quajtur ‘Pallati Dilo’ rreth një kilometër larg shkollës, pra jo në ambientet e shkollës.

Shkolla  ka kërkuar nga policia e shtetit që ta hetojë dhe të marrë masa për atë që ka ndodhur.

Sipas drejtuesve, asnjë nga vajzat nuk e ka raportuar askund ngjarjen, as tek prindërit e tyre, megjithatë shkolla ka vënë në dijeni prindërit nga strukturat e shkollës dhe ata janë paraqitur menjëherë në shkollë me fëmijët e tyre.

Reagimi i shkollës

Sot në orën 14:45 nga rrjetet sociale jemi vënë në dijeni të një ngjarjeje të rëndë, e cila demonstrohet nëpërmjet një videoje, ku disa vajza dhunojnë njëra-tjetrën.

Në përshkrimin e lajmit të dalë në disa media thuhet se kjo ngjarje ka ndodhur në mjediset e shkollës sonë, “Kongresi i Manastirit”.

Sipas informacioneve që siguruam nga prindërit e vajzave, ngjarja ka ndodhur në datën 15 shkurt 2023 në orën 14:00 në vendin e quajtur “Pallati Dilo” rreth një kilometër larg shkollës sonë. Pra theksojmë se kjo ngjarje nuk ka ndodhur në ambientet e shkollës sonë.

Pavarësisht këtij fakti, shkolla u vu menjëherë në lëvizje dhe u bë verifikimi i menjëhershëm i ngjarjes së ndodhur dhe ka kërkuar nga policia e shtetit që ta hetojë dhe të marrë masa për atë që ka ndodhur.

Asnjëra nga vajzat nuk e kanë raportuar askund ngjarjen, as tek prindërit e tyre, megjithatë shkolla jonë ka vënë në dijeni prindërit janë nga strukturat e shkollës dhe ata janë paraqitur menjëherë në shkollë me fëmijët e tyre.

Vëmë në dukje se i gjithë stafi i shkollës sonë, mësuesit, shërbimi psiko-social, oficeri i sigurisë, inspektori i zonës, gjithnjë jemi shumë të ndjeshëm dhe të kujdesshëm për të tilla raste, kur bëhet fjalë për mirëqenien fizike dhe mendore të nxënësve tanë, e cila është një prioritet absolut i yni.
Sigurojmë të gjithë nxënësit dhe prindërit që shkolla jonë do të jetë gjithnjë mjaft e prerë në vendimet ndaj çfarëdo lloj ngjarjeje apo fenomeni negativ që konstatohet nga ana jonë në ambientet e shkollës sonë, dhe jo vetëm.
Faleminderit