Mënyra e duhur për ta larguar dyllin pa dëmtuar veshët
Pëlqej
Veshët tuaj prodhojnë vazhdimisht dyllë, duke bllokuar shpesh kështu kanalet e veshit. Njerëzit që përdorin aparate dëgjimi, njerëzit e moshuar apo ato me aftësi të kufizuara janë më të prirur të kenë më shumë dyllë në veshë.

Zakonisht, dylli i veshit del në mënyrë natyrale përmes lëvizjeve të nofullës, por ju duhet ta hiqni edhe vetë atë me shumë kujdes.

Ka një mënyrë shumë të efektshme dhe të sigurtë për të pastruar veshët pa i dëmtuar. Vaji i ullirit funksionon si një zbutës i thjeshtë dhe për më tepër mund ta gjeni lehtësisht.

Përdorimi i vajit të ullirit do të thotë që ju nuk duhet të shqetësoheni për thatësi ose acarim, pasi vaji do të zbusë lëkurën e ndjeshme në vesh dhe do ta mbrojë atë.

Hidhni disa pika vaj ulliri të ngrohtë në veshin tuaj dhe mbulojeni atë me një copë pambuku. Mënjanoni kokën dhe lëreni të veprojë për 10 minuta. Hiqeni pambukun dhe kthejeni kokën në drejtim të kundërt në mënyrë që të kulloni vajin e tepërt shrkuan Shije.al.

Ndiqni të njëjtën procedurë për të dy veshët. Pastrojini më pas me një copë të thatë.
Shënim: Në vend të vajit të ullirit mund të përdorni vaj bajame. /albeu.com/

Shtuar më 13/09/2017, ora 17:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori