Mëngjesi që i bën mirë trurit
Me gjithë respektin për ata që e kufizojnë veten vetëm me një kafe në mëngjes, duhet thënë se një mëngjes i bollshëm është i rëndësishëm për shëndetin dhe na bën që të përballemi më mirë me pjesën tjetër të ditës.

E që të na mbajë zgjuar deri në kohën e drekës, natyrisht që ai duhet të jetë edhe i shijshëm.

Sipas një studimi të fundit, të botuar në Itali, mëngjesi duhet që të ketë si fillesë, patjetër një fetë bukë të lyer me diçka, e cila mund të jetë gjalpë ose reçel, e kombinuar me një filxhan qumësht dhe fruta, një formulë kjo e cila mund të favorizojë ruajtjen e vëmendjes gjatë orëve të ditës.

Livio Luzi, një endokrinolog në Universitetin e Milanos, pohon se mëngjesi gjithashtu, duhet që të balancojë në të njëjtën kohë edhe nivelin e ngopjes me atë të energjisë.

Në të gjitha llojet e mëngjeseve, rekomandohet që të ketë gjithësi disa elemente të përbashkëta: një gotë qumësht, fruta dhe drithëra.

Nëse ato janë të kombinuara përherë, reagimi i trurit mbetet gjithmonë në nivelin e dëshiruar përgjatë gjithë ditës. /albeu.com/
Shtuar më 15/03/2012, ora 14:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori