Mëngjes apo pasdite, kur është koha ideale për të bërë ushtrime fizike?
Nëse doni të keni format e duhura trupore, të digjni më shumë kalori dhe të keni shëndet të mirë duhet të bëni ushtrime fizike çdo ditë. Fatkeqësisht, ora e saktë se kur duhet të bëni ushtrime fizike nuk ka qenë asnjëherë e qartë, pavarësisht studimeve.

Sipas një studimi të publikuar nga Medicine & Science in Sports & Exercise, 35 njerëzit që bënë ushtrime për 45 minuta në mëngjes ishin më pak të uritur se sa kur nuk bënin asnjë ushtrim. Gjithashtu, nëse bënin ushtrimemëngjes kishin mundësi të digjnin kaloritë e fituara gjatë ditës dhe jo gjatë natës kur një person është në gjumë.

Sipas Lara Carlson, profesore në Universitetin e New England, nëse doni të bini nga pesha apo të keni shëndet të mirë, atëherë studimet favorizojnë bërjen e ushtrimeve fizikemëngjes. Ata që bëjnë ushtrimemëngjes kanë presion më të ulët gjaku gjatë ditës dhe bëjnë një gjumë më të rehatshëm. “Gjatë gjumit trupi përmirëson gjendjen e vet dhe gjumi ul stresin, prandaj kjo ndikon dhe në peshën tuaj… mendoj se në të ardhmen kërkimet do jenë më të qarta për ushtrimet fizikemëngjes”,- tha ajo.

Por, në anën tjetër, edhe bërja e ushtrimeve pasdite ka të mirat e veta. Sipas një studimi të vitit 2010 në gazetën Chronobiology International, duke qenë se temperatura e mjedisit dhe e trupit rriten gjatë pasdites, po ashtu rritet dhe aktiviteti i enzimave dhe veprimtaria muskulore, prandaj dhe pasditja është një kohë e mirë për të bërë ushtrime fizike. Gjithashtu, do ndiheni më mirë pasi keni pasur një ditë të lodhshme.

Nëse do të duhet të zgjidhte, Carlson thotë: “Unë do i bëja ushtrimet fizikemëngjes... por nëse nuk zgjoheni dot në mëngjes për të bërë ushtrime, mos u stresoni. E rëndësishme është që të bëni ushtrime çdo ditë.”
Shtuar më 04/03/2020, ora 08:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori