Mbroni lëkurën e kokës me këto 4 mënyra
Nga përdorimi i shampos së duhur deri te përzgjedhja e brushave, ekspertët japin këshilla për lëkurë të shëndoshë të kokës.

Pastrimi

"Lëkura e kokës është thjesht lëkurë. Ajo djersitet, lëshon vaj dhe largon qelizat e vdekura", thotë Anabel Kingsely, dermatologe. Një dermatologe tjetër, Eleanore Richardson, thotë se shampoja është hapi i parë për lëkurë të shëndetshme të kokës. Ajo këshillon për përdorim më të shpeshtë të tij, nëse përdorni produkte tjera për flokë ose nëse jeni djersitur.

Lëkura e kokës nuk duhet të qëndrojë më gjatë se pesë ditë pa u pastruar me shampo.

Luftojeni zbokthin

David Felstead nga Klinika për Flokë dhe Lëkurë në Londër rekomandon që të përdoret shampoja që përmban acid salicilik. Ai këshillon që ky lloj shampoje të përdoret dy herë radhazi dhe të lihet në flokë për dy-tre minuta para pastrimit me ujë. Nëse një gjë e tillë nuk ju ndihmon, duhet të kërkoni këshilla nga ekspertët.

Mbrojeni lëkurën e kokës nga dielli

"Lëkura e kokës mund të digjet lehtë nga dielli, sidomos nëse flokët janë të holla", thotë dr.Anjali Mahoto, dermatologe në klinikën "Cadogan". Preferohet që personat me flokë të holla të përdorin kapelë ose krem kundër diellit.

Përdoreni brushën e duhur

Dermatologët këshillojnë që të mos përdoren brushat me fije të metalta. Në vend të tyre, është më mirë të përdorni brusha me fije të plastikës. Nëse brusha ju bën të ndiheni në mënyrë të parehatshme, kjo do të thotë se ajo është e dëmshme për lëkurën tuaj, shkruan "The Guardian". /albeu.com/
Shtuar më 21/05/2019, ora 16:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori