Mbipesha rrezik për shëndetin
Sipas një studimi të financuar nga fondacioni Robert Wood Johnson tregoi se mbipesha mund të kontribuojë në gati një në pesë vdekje.

Shkencëtarët shqyrtuan të dhënat shëndetësore të më shumë se 700 mijë personave gjatë një periudhe 20-vjeçare. Studiuesit konstatuan se 18 për qind të të gjitha vdekjeve në Amerikë lidheshin me obesitetin. Studimet e mëparëshme kanë treguar se kjo shifër ishte vetëm 8 për qind në meshkuj dhe 12 për qind në femra, shrkuan Zëri i Amerikës.

Zgjidhja është në duart e secilit – ushtrime fizike dhe dietë të shëndetshme – thonë autorët. Humbni peshë! – Jeta juaj mund të jetë ajo për të cilën autorët e studimi janë duke folur. /albeu.com/

Shtuar më 10/09/2013, ora 18:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori