Mbani larg sëmundjen më të keqe me këto këshilla praktike
Pëlqej
Ekspertët e kancerit në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) kanë publikuar një kod prej 12 pikash që synon parandalimin e kancerit.

Doktori Joachim Schuez, i cili udhëhoqi studimin, shpjegoi rekomandimet që ku ju mund të ndryshoni sjelljen tuaj.

1. Mos pini duhan.

2. Këshilloni personat me të cilët jetoni apo punoni të mos pinë duhanambientet ku ju qëndroni.

3. Ruani një peshë të shëndetshme të trupit tuaj.

4. Të jeni aktiv në jetën e përditshme. Kufizoni kohën e të qëndruarit ulur.

5. Një dietë e shëndetshme.

Konsumoni drithëra, perime dhe fruta. Shmangni pijet me sheqer dhe ushqimet me shumë kalori.

6. Ulni ndjeshëm konsumin e alkoolit.

7. Shmangni daljet në diell për orë të zgjatura, sidomos për fëmijët.

8. Në vendin e punës, mbroni veten ndaj substancave që shkaktojnë kancerin duke ndjekur udhëzimet e shëndetit dhe të sigurisë.

9. Merrni masa për uljen e nivelit të radonit në ambientet ku qëndroni.

10. Ushqyerja me gji ul rrezikun e kancerit të nënës.

11. Sigurohuni që fëmijët tuaj të vaksinohen.

12. Kryeni kontrolle të shpeshta për kancerin në zorrë (për burra dhe gra), kancerin e gjirit (për femrat), si dhe kanceri i qafës së mitrës (për femrat)./albeu.com/
Shtuar më 24/09/2018, ora 23:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori