E FUNDIT/ Makina përplas 10 vjeçarin në Vlorë
“Maviosje misterioze?”, 7 probleme të heshtura janë arsyeja e nxirjeve
Çfarë duhet të bëni nëse keni mavijosje në lëkurën tuaj pa asnjë arsye? Pse ndodh kjo dhe a duhet të shqetësoheni?

Nëse keni mavijosje, kjo është për shkak se kapilarët janë shumë të hollë. Po çfarë e shkakton këtë?

Ja se çfarë mund të jetë duke ndodhur në të vërtetë në trupin tuaj sipas mjekëve, nëse shpesh keni mavijosje dhe të nxira në lëkurën tuaj. Kushtojuni vëmendje dhe konsultohuni me një mjek. Specialisti që merret me probleme të tilla quhet hematolog.

7. Ushtrimi me pesha, ngritja e gjërave të rënda

Ngritja e peshave është një shkak dytësor për plagët. Kjo do të thotë që enët e gjakut janë tashmë të dobëta dhe aktiviteti fizik vetëm sa i jep një goditjen finale. Megjithatë, aktiviteti i tepërt fizik mund të çojë në dëmtimin madje edhe të kapilarëve më të shëndetshëm.

Për shembull, ngritja e peshës për të cilën nuk jeni ende gati mund të jetë e rrezikshme.

Madje edhe fëmijët mund të kenë mavijosje të tilla, meqenëse çantat e mbingarkuara të shkollës që mezi ngrihen janë mjaft të zakonshme në ditët e sotme.

Besohet se të tilla mavijosje nuk janë shumë të rrezikshme, por ky është një demonstrim i faktit se ju jeni duke e tepruar.

6. Përdorimi i ilaçeve

Përdorimi i ilaçeve të caktuara që ndikojnë në gjak mund të çojë në shfaqjen e mavijosjeve që mund të ndryshojnë nga pothuajse jo-ekzistente në ato mjaft serioze.

Shumicën e kohës, ato shkaktohen nga ilaçet kundër depresionit, analgjezikët, medikamentet anti-inflamatore, ilaçet që përmbajnë hekur ose anti-astmatik.

Medikamenti më i zakonshëm që e bën gjakun më likuid dhe mund të çojë në mavijosje është aspirina.

Nëse e keni vënë re lidhjen ndërmjet konsumimit të ilaçeve dhe inflamacionit në lëkurën tuaj, duhet të vizitoheni nga një mjek. Ndoshta ju duhet të ndaloni së përdoruri ilaçin për të shmangur gjakderdhjen e brendshme.

5. Sëmundjet e gjakut

Sëmundjet e gjakut dhe të enëve të gjakut mund të shkaktojnë mavijosje. Varikoza, Willebrand, trombocitopenia ose leuçemia shpesh shkaktohen nga problemet me qarkullimin e gjakut.

Mos e shtyni një vizitë tek mjeku, veçanërisht nëse keni vënë re simptoma të tjera shqetësuese: dhimbje dhe këmbë të fryra, gjakderdhje të mishrave të dhëmbëve, pikat e vogla të kapilarëve në trup ose gjakderdhje nga hundët.

4. Mungesa e elementëve ushqyese

Vitamina, vitamina, vitamina!

Ne sigurohemi që fëmijët tanë të marrin sa më shumë prej tyre, por shpesh harrojmë veten tonë. Disa mavijosje të pashpjegueshme mund të jenë një sinjal që trupit u mungojnë elementet e nevojshme.

Për shembull, B12 merr pjesë në prodhimin e gjakut, vitamina K është përgjegjëse për koagulimin dhe vitamina C luan një rol jetësor në krijimin e indeve të reja. Pa të, enët e gjakut bëhen shumë delikate.

Një tjetër vitaminë shumë e rëndësishme është vitamina P. Pa atë, prodhimi i kolagjenit është i pamundur, kështu që enët e gjakut bëhen të holla që çojnë në përkeqësimin e gjendjes së lëkurës.

Bilanci i hekurit është shumë i rëndësishëm për trupin. Kur ka mungesë të tijj ose shumë prej tij, kapilarët përkeqësohen.

Por mos nxitoni për të blerë vitamina – kontrollojuni për mungesën e vitaminave dhe përmirësoni dietën tuaj ushqimore.

Burimi i vitaminës P është çaji jeshil i freskët, molla, kungulli dhe hudhra. Vitamina K mund të gjendet në banane, vezë, arra dhe peshk yndyror. B12 mund të gjendet në mëlçi, peshk, djathë.

3. Mosbalancimi hormonal

Ndryshimet hormonale janë një nga arsyet më të zakonshme për mavijosjet. Ato mund të shfaqen nëse ju keni nivel të ulët të estrogjenit.

Një situatë e tillë është e mundur nëse jeni duke kaluar në menopauzë, nëse jeni duke marrë ilaçe hormonale ose nëse jeni shtatzënë. Mungesa e estrogjenit në mënyrë të konsiderueshme dobëson enët e gjakut dhe muret e kapilarëve mund të dëmtohen shumë lehtë.

2. Ndryshimet në lidhje me moshën

Një arsye e trishtueshme, por e natyrshme, sipas mjekëve, është mosha ose lodhja e kapilarëve. Sistemi i enëve të gjakut dobësohet me moshën dhe indet humbasin elasticitetin e tyre.

Ju duhet të vini re se të tilla mavijosje “lidhur me moshën” kryesisht shfaqen në këmbë. Por ato shfaqen edhe për shkak të ndikimit më të dobët që tashmë lëkura e lodhur nuk do mund ta përballojë.

1. Diabeti

Gjaku dhe sheqeri janë gjërat e para që na vijnë në mend kur dikush përmend këtë sëmundje. Diabeti ka një ndikim negativ në procesin e qarkullimit të gjakut, kështu që mavijosjet mund të shfaqen shumë lehtë.

Gjithashtu mavijosjet mund të jetë një simptomë e kësaj sëmundjeje në një fazë shumë të hershme.

Simptoma të tjera: shpesh keni etje, plagët vonojnë më shumë të shërohen, lodheni shpejt, shikimi juaj është i turbullt dhe keni njolla të bardha në lëkurë.

Cilat mavijosje janë të rrezikshme dhe cilat nuk janë?

Shumicën e kohës, menjëherë pas një dëmtimi, mavijosjet kthehen në të kuqe. Kjo është ngjyra e gjakut nën lëkurë. Pas një farë kohe, trupi fillon të shpërbëjë gjakun dhe mavijosje bëhet në ngjyrë të zezë, blu, apo edhe në të purpurt.

Brenda 5 deri në 10 ditësh, zona e dëmtuar duhet të bëhet e verdhë ose e gjelbër. Dhe faza përfundimtare është 10-14 ditë pas lëndimit kur zona bëhet ngjyrë kafe dhe më pas bëhet më e zbehtë dhe më e lehtë.

Kujdes:

Zakonisht, plagët zhduken plotësisht brenda 2 javëve pas lëndimit. Ndaj, nëse shihni ndonjë ngjyrë të ndryshme nga ato që kemi përshkruar ose nëse plaga nuk zhduket pas 2 javëve, duhet të vizitoheni nga një mjek. /supershëndeti/
Shtuar më 15/08/2019, ora 15:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori