Maskë natyrale kundër rënies së flokut
Shpesh shqetësohemi për rënien e flokut, ndonëse përdorim shampo, kremra dhe maska natyrale. Përfundimi është i njëjtë dhe ju nuk jeni aspak të kënaqur. Për këtë, ju duhet një maskë natyrale, e cila bëhet në kushtet e shtëpisë, pa ndonjë shpenzim të madh.

Përbërësit e kësaj maske janë këto: Mjaltë 4 lugë kafeje, 1 filxhan me ujë të ngrohtë. Përzijini 4 lugë mjaltë në një filxhan të madh me ujë të ngrohtë. Lajeni kokën me shampo, shplajeni dhe më pas thani flokët me një peshqir dhe shtroni sipër tyre maskën. Kjo gjë bëhet duke filluar nga rrënja e flokut.

Më pas, duhet të realizoni edhe një masazh rrënjës së flokut dhe duhet ta lini 10-20 minuta. Pas kësaj kohe të shkurtër, ju duhet ta shplani kokën. /albeu.com/



Shtuar më 21/07/2014, ora 15:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori