Rinia e përjetshme mund të jetë ëndrra e shumë vajzave, por me kalimin e kohës trupi ndalon së prodhuari kolagjenin.
Kolagjeni është proteina përgjegjëse që mban
lëkurën tonë të re. Me reduktimin e kësaj proteine, fillojnë edhe shenjat e para në lëkurë, kryesisht tek zona e syve.
Procesin natyral ne nuk e ndalojmë dot, por mund të përpiqemi ta mbajmë
lëkurën përherë të freskët dhe të rigjeneruar. Kështu procesi i plakjes do të jetë më i ngadaltë.
Prandaj po ju prezantojmë një maskë efektive për rudhat e para me produkte qe gjendjen në kuzhinën tuaj. Këtë herë maskën mund ta përgatisni me
domate.
Ju duhet një
domate mesatare, të cilën duhet ta vendosni të ziejë për maksimumi 5 minuta. Më pas hiqni lëkurë dhe tulin bëjeni pure duke i shtuar edhe 2 lugë çaji me mjaltë dhe 1 lugë çaji me lëng limoni.
Shtuar më 18/03/2018,
ora 10:59