Maskë hidratuese në kushtet e shtëpisë
Pëlqej
Një maskë hidratuese do të ishte e këshillueshme të praktikohej shpesh, pavarësisht nëse keni kaluar një ditë të lodhshme ose jo. Një maskë të tillë ju mund ta bëni gati edhe në kushtet e shtëpisë, duke mos shpenzuar, por realizuar me produktet që ju gjenden në çdo kohë.

Për maskën hidratuese ju duhen ½ kastravec i grirë, 1 lugë çaji mjaltë, 1 lugë gjelle lëng limoni. Përziejini mirë përbersit në mikser ose në një enë dhe pastaj këtë përbërje aplikojeni në fytyrë, për 10 minuta.

Mjalti ka anti-oksidativ substancë që jep plotësinë e lëkurës dhe elasticitet. Kjo maskë realizohet një herë në javë. /albeu.com/
Shtuar më 19/08/2014, ora 10:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori