“Asfaltohet” rruga Torino-Napoli, Juventus për “pazar” nga klubi i kaltër

Marrëdhënia mes Juventusit dhe Napolit është ndezur për sa i përket merkatos.

Juventus është interesuar për dyshen e Napolit, Kalidou Koulibaly dhe Fabian Ruiz. De Laurentis kërkon 30 milionë euro për mbrojtësin senegalez dhe 40 milionë euro për spanjollin.

Të dyve do i skadojë kontrata në vitin 2023 dhe për këtë arsye të kaltërit duhet t’i shesin tashmë që të mos i humbasin me parametra zero.

“Zonja e Vjetër” është në bisedime me presidentin e Napolit, i cili është i vendosur që të mos bëjë zbritje për dy lojtarët e tij./ h.ll/albeu.com


Shtuar 16.06.2022 15:41