Ibrahimoviç nuk di të ndalet, gati rinovimin për një tjetër vit me Milanin

Është koha për rinovime në shtëpinë e Milan-it pasi Pioli, Theo Hernandez, Leao dhe Bennancer janë afër takimit për rinovimet përkatëse.

Zlatan Ibrahimoviç është gjithashtu pranë rinovimit edhe për një sezon me kuqezinjtë. “GazettadelloSport” raporton se 40-vjeçari është i gatshëm të luaj edhe për një sezon me Milanin. Kontrata e suedezit skadon në qershor të vitit 2022 dhe pas disa muajsh, kur të ketë mbaruar merkatoja e janarit, palët do të takohen për të diskutuar detajet e rinovimit deri në 23 qershor 2023./h.ll/albeu.com


Shtuar 18.11.2021 09:15